Sindikata e RTK-së proteston sot për pagat

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) sot në orën 11:00 do të mbajë një protestë para hyrjes së Kanalit të Parë të RTK-së për shkak të vonesave në pagesat e punonjësve.

Kjo sindikatë thotë se kjo është hera e dytë brenda tre muajve që punëtorët e RTK-së mbesin pa paga, duke përjetuar pasiguri ekonomike dhe duke rrezikuar funksionimin normal të institucionit.

SPERTK thekson se protesta është e karakterit ligjor dhe jo politik, dhe i bën thirrje të gjithë punonjësve të RTK-së të marrin pjesë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e tyre për pagë.

Sipas kësaj sindikate, në rast se situata nuk ndryshon, ajo paralajmëron bojkotimin e ngjarjeve publike të RTK-së si formë presioni për zgjidhjen e krizës. SPERTK gjithashtu u bën thirrje mediave të Kosovës që të mbulojnë protestën dhe të tregojnë solidaritet me punëtorët.

Edhe dy sindikatat e Radiotelevizionit të Kosovës, Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, kanë paralajmëruar protestë të hënën më 10 nëntor, për shkak të mos-ekzekutimit të buxhetit të institucionit dhe vonesës së pagave mujore për muajin tetor./RTK

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika