Sipas Kusari-Lila, opozita është përgjegjëse për ndërprerjen e seancës për Trustin

Kusari-Lila nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka mohuar se ndërprerja e seancës ka ndodhur me qëllim të pengimit të Trustit nga LVV, duke thënë se shkaku i vetëm ishte mospjesëmarrja e opozitës në Kuvendin e Kosovës

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ndërprerja e seancës ka ndodhur si shkak i mospjesëmarrjes në votim të opozitës.

Në një konferencë për media, Kusari-Lila ka mohuar se ka ndërhyrë te kryeparlamentari Glauk Konjufca për ndërprerjen e seancës plenare, në të cilën duhej të votohej për tërheqjen e parave të Trustit.

“Sot ajo çfarë ndodhi në seancë ishte humbja e kuorumit si rrjedhojë e mos pjesëmarrjes në votim të opozitës. Dhe kjo situatë tashmë për një kohë të gjatë po përsëritet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Megjithatë, nuk ishte mazhoranca ajo që e bllokoi, ishte vetë opozita që refuzoi të jetë aktive në pikat të cilat ishin në agjendë për tu trajtuar sot, sipas dakordimin në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë ajo.

Mimoza Kusari Lila përgjatë konferencës për media

Ajo ka përsëritur qëndrimin kundër tërheqjes së mjeteve të qytetarëve nga Trusti.

“Vota jonë është kundër propozimit të opozitës për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale… Nuk e di se ku po i marrin këto informacione opozita ose PDK, ose çfarë argumenti kanë për këtë lloj informacioni. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është tërësisht kompetent, profesionist dhe natyrisht ka treguar deri më tash se ka qenë tepër korrekt në udhëheqje të seancës dhe një akuzë e tillë, absolutisht e pabazuar e tregon dëshpërimin opozitës për të vepruar ndryshe apo sipas metodave demokratike brenda në seancë”, ka thënë ajo.

Tutje, Kusari-Lila ka thënë se Kuvendi duhet t’i kthehet normalitetit dhe opozita të jetë më serioze me pjesëmarrjen e tyre në organin më të lartë legjislativ.

Më herët të njëjtën ditë, Kryetari i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se pushteti i udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti, po gjejnë metoda për ta penguar votimin e trustit në Kuvendin e Kosovës.

 

PDK akuzon Konjufcën për ndërprerje të seancës për Trustin

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika