Situata në veri, gjenerali amerikan: Jemi të shqetësuar, e rëndësishme që udhëheqësit të jenë transparentë

Që nga 26 maji, protestat në komunat në veri të vendit janë duke vazhduar pas zgjedhjes së kryetarëve të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Lidhur me situatën, gjenerali amerikan, Daniel Hokanson, ka shprehur shqetësimet e tij

Gjenerali amerikan, Daniel Hokanson
Gjenerali amerikan, Daniel Hokanson

Gjenerali amerikan, Daniel Hokanson, njëherit, shef i Byrosë së Gardës kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të përbashkët të Shteteve të Bashkuara, ka deklaruar se mbetet i shqetësuar për situatën në komunat në veri të Kosovës, gjersa theksoi se është shumë e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit të jenë transparentë në bisedat e tyre.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hokanson ka thënë se KFOR-i është atje për të ndihmuar në ruajtjen e paqes.

“Në çdo kohë, ka një shqetësim për dhunën, ne jemi shumë të shqetësuar për këtë. Natyrisht, përparësia jonë është paqja dhe stabiliteti në rajon, dhe nga të gjitha të dhënat duket se gjithçka është duke u normalizuar. Di që ka dialog të vazhdueshëm. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit të jenë transparentë në bisedat e tyre. Në fakt, ne duam të fokusohemi në paqe dhe stabilitet në rajon në mënyrë që qytetarët tanë të mund të bëjnë përpara dhe vendet tona të mund të përparojnë. Dhe çdo gjë që shmanget nga kjo, është diçka për të cilën të gjithë duhet të shqetësohemi. Por mua më duket se udhëheqësit po bisedojnë dhe ne kemi parë pakësim të dhunës dhe shpresojmë se mund ta vazhdojmë këtë. Padyshim, rëndësia e KFOR-it, jo vetëm të Shteteve të Bashkuara, por e forcave të kombeve të tjera, është atje për të ndihmuar në ruajtjen e paqes.”, ka deklaruar ai.

Që nga 26 maji, protestat në komunat në veri të vendit janë duke vazhduar pas zgjedhjes së kryetarëve të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Protestuesit kanë demoluar veturat e ekipeve të mediumeve kosovare dhe ato të Policisë së Kosovës.

Kosova u përjashtua nga stërvitja ushtarake “Defender 23”, e udhëhequr nga SHBA-ja në Evropë, si shkak i mospërfilljes së këshillave të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (SHBA) lidhur me hapat që sipas tyre duhej ndërmarrë nga ana e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

 

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika