Situata në veri, Macron: Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat

Në një konferencë për sigurinë në Bratisllavë, Macron-i ka thënë se trazirat janë rritur ndjeshëm në veri të Kosovës, dhe për këtë ai thotë se përgjegjësinë e ka Kosova

Presidenti i Franës, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se autoritetet e Kosovës janë ato të cilat mbajnë përgjegjësi për situatat e krijuara në komunat në veri të Kosovës.

Siç raporton REL, Macron-i ka thënë se trazirat janë rritur ndjeshëm në veri të Kosovës që nga momenti prej se kryetarët e rinj shqiptarë morën detyrën në komunat me shumicë serbe.

Macron-i i bëri komentet në një konferencë për sigurinë në Bratisllavë.

Aty po merr pjesë kryeministri Kurti dhe Edi Rama.

Nga e premtja, serbët lokalë protestuan kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Rreth 25 ushtarë kanë pësuar lëndime nga situatat e shkaktuara në veri. Ndërkaq, vetura të ekipeve të gazetarëve nga të gjitha mediat në vend, përfshirë edhe RTV Dukagjini, janë vandalizuar.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika