Situata në veri, ZKA dështon në zhvillimin e auditimit në katër komunat veriore

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca gjatë prezantimit të çështjeve kryesore të paraqitura në raportet e auditimit për vitin 2022, ka thënë se për shkak të situatës së krijuar në veri, ZKA-ja nuk ka arrit të bëjë auditimin në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka dështuar të zhvillojë auditimin në katër komunat e veriore të Kosovës.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, gjatë prezantimit të çështjeve kryesore të paraqitura në raportet e auditimit për vitin 2022, ka thënë se për shkak të situatës së krijuar në veri, ZKA-ja nuk ka arritur të bëjë auditimin në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Situata në veri ishte tensionuar pasi zyrtarët serbë në atë pjesë të Kosovës më 7 nëntor kishin vazhduar t’i paraqitnin dorëheqjet e tyre në institucionet e Kosovës, në shenjë pakënaqësie për planin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e automjeteve që kishin targa serbe.

Në konferencën për media, auditorja e përgjithshme, Spanca ka theksuar se nga 97 opinione të dhëna, 39 janë të modifikuara që do të thotë se janë opinione jo të mira.

“Në kuadër të auditimeve mandatore me ligj nga auditimet e rregullsisë nga 101 entitete publike, janë mbuluar 97 prej tyre. Ju njoftoj se për katër komunat veriore, komunën e Mitrovicës së veriut, Leposaviqit, Zubin Potok dhe Zveçan, ne edhe pse kemi iniciuar auditimin, për shkak të rrethanave të krijuara, nuk kemi mundur të zhvillojmë auditimin”, theksoi Spanca.

Auditorja e përgjithshme ka theksuar po ashtu se krahasuar me një vit më parë rezulton se cilësia e raportimit financiar është përmirësuar dhe ka zvogëlim të numrit të opinioneve të modifikuara.

Megjithatë, Spanca ka thënë se edhe më tutje ekzistojnë parregullsi thelbësore në menaxhimin financiar të kontrollit.

Sipas auditores së përgjithshme, prej 97 auditimeve, 51 i takojnë institucioneve qendrore, 34 institucioneve lokale, 12 ndërmarrje publike, përfshirë këtu edhe Radio Televizionin e Kosovës./KP

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika