Situatë e qetë në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq – vendi po monitorohet nga njësitet speciale të Policisë dhe KFOR-i(FOTO)

Situatë e qetë në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq– Vendi po monitorohet nga njësitet speciale të Policisë dhe KFOR-i(Ilustrim))

Ishte të premten dita kur kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, një ditë pas betimit të tyre, u futën në zyrat e tyre në komuna, nën asisitimin e Policisë së Kosovës. Një masë e tillë erdhi pasi banorët lokalë serbë kundërshtuan shkuarjen e tyre aty, në zyrat që dikur përdoreshin nga zyrtarë serbë dhe kjo krijoi tensione që bëri të reagojë edhe Deptartamenti i Shtetit dhe vendet e QUINT-it.

Dy ditë pas tenisoneve që kishin kapluar tri komunat veriore të Kosovës, Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun, sot(e diel) është një situatë e qetë.

Gazetari i RTV Duakgjinit, Liridon Lloazni, i cili është në komunën e Zubin Potokut, ka bërë të ditur se situata në atë komunë është e qetë dhe vendi po monitorohet nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës dhe forcat e KFOR-it.

Gjithashtu, edhe në komunën e Zveçanit është situatë e qetë dhe e monitoruar nga njësitet speciale të policisë, ndërsa ka më pak qarkullim për shkak të reshjeve të shiut.

Edhe në Leposaviq situatë e qetë, ditë e zakonshme e qarkullim normal i qytetarëve. Njësitet speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë ta sigurojnë objektin e komunës e po ashtu hyrje-daljet në të gjitha rrugët kryesore, përfshirë rrugicat (rrugët alternative).

Komuna e Leposaviqit
Komuna e Leposaviqit
Komuna e Leposaviqit
Komuna e Leposaviqit
Komuna e Zveçanit
Komuna e Zveçanit
Komuna e Zveçanit
Komuna e Zubin Potokut
Komuna e Zubin Potokut
Komuna e Zubin Potokut
Komuna e Zubin Potokut
Komuna e Zubin Potokut

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika