Pas reshjeve të dendura të shiut, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar qytetarët për kujdes të shtuar ndaj sigurisë dhe shëndetit.
IKSHPK ka rekomanduar që ata që furnizohen me ujë nga bunarët e pambrojtur të vlojnë ujin para përdorimit ose të përdorin burime alternative për ujë të sigurt.
Po ashtu, ushqimi duhet të ruhet në vende të sigurta dhe të mos konsumohet ai që ka pasur kontakt me ujin e shiut.
Grupet më të ndjeshme, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, rekomandohet të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës.