Skandali me dëshminë e rreme të Halit Sahitajt në Hagë

Dokumentari "Manipulimi Special" zbulon një skandal që lidhet me dëshmi të rreme kundër krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, duke treguar se Halit Sahitaj kishte akuzuar rrejshëm Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, ndërsa pas tij qëndron një rrjet manipulues që përfshin Kosovën, Serbinë dhe Hagën

Një dokumetar i transmetuar në Opinon/TV Klan dhe Albanian Post-Tiranë, i titulluar “Manipulimi Special”, ka zbuluar një zhvillim shokues që lidhet me Gjykatën Speciale në Hagë, e që ka të bëjë me një manipulim kundër krerëve të UÇK-së – të cilët po përballen një në proces gjyqësor me akuza për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999.

Halit Sahitaj, në vitin 2020 kishte shkuar në Gjykatën Speciale, kishte akuzuar rrejshëm Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, kishte xhiruar këtë video, kishte thënë se është i kënaqur dhe në fund kishte buzëqeshur.

“Të nderuar qytetarë të Kosovës! Ja këtu, jam pranë Gjykatës Speciale në Hagë, dhe isha sot një kohë të gjatë, prej mengjesit isha këtu me punë dhe u ndamë shumë të kënaqur me punën që kishin bërë Gjykata Speciale. Ju dëshiroj sukses e falemnderit shumë!”, thotë Sahitaj në videon e xhiruar.

Kjo buzëqeshje e tij në Hagë, në qytetin e njohur si zemra e ndarjes së drejtësisë ndërkombëtare, i doli pasi sapo kishte bërë një padrejtësi të madhe – siç është dëshmia e rreme – me të cilën konsiderohet se ka ndikuar në rrjedhën e ngjarjeve të mëpasshme, ndërsa pasojat i kanë bartur krerët e UÇK-së.

Halit Sahitaj i kishte bërë përgjegjës Thaçin dhe Veselin për rrjedhjen e dokumenteve të Prokurorisë së Specializuar, për çfarë ishin akuzuar, gjykuar dhe dënuar krerët e veteranëve të luftës, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, ndërsa më pas kishte tërhequr deklaratat e tij dhe kishte pohuar se ishte nxitur nga dikush tjetër në këtë operacion.

Ky skandal, i zbuluar nga ekipet mbrojtëse në nëntor të vitit 2022, tashmë është konfirmuar edhe nga Halit Sahitaj – në një dosje të hartuar nga një ish-agjent i DEA-as amerikane, John Moynihan, e që raportohet të jetë dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA.

Sahitaj nuk ishte i vetëm. Prapa tij, ka një rrjet të shpërndarë në Kosovë, Serbi dhe Hagë.

Dhe, as ky manipulim nuk është i vetmi.

Kjo ngjarje është vetëm një nga fijet e shumta që për një kohë të gjatë kanë thurur rrjetën e një manipulimi special, që ka shoqëruar historinë e themelimit dhe funksionimit të Gjykatës Speciale, dhe që mbërthen tregimin e pabesueshëm për idenë e drejtësisë – ku shkelen parimet dhe të drejtat e të akuzuarve, ndërsa goditet shteti i Kosovës.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika