Sllovenia ka emëruar emisar special për Ballkanin Perëndimor

Sllovenia ka emëruar emisar special për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon

Flamuri i shtetit slloven

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon në një postim në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Twitter ka bërë të ditur se vendi i saj ka emëruar Anzhej Frangesh si të dërguar special për Ballkanin Perëndimor.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se për këtë e ka njoftuar për të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“E informova Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Gabriel Escobar për emërimin e të dërguarit tonë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pres bashkëpunim me ju”, ka shkruar Fajon.

I emëruari nga Sllovenia si emisar special për Ballkanin Perëndimor Anzhej Frangesh në vitin 2011 ka qenë në Kosovë në mision EULEX, ku për tri vjet ka punuar si Zyrtar Rajonal Ndërlidhës për Beogradin dhe Prishtinën, dhe ndërmjet 2014 dhe 2016, ai ishte i angazhuar si pjesë e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, Delegacioni i BE-së në Beograd, me fokus në dialogun Serbi-Kosovë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika