Sociologu: Është brengosëse që dhuna ka filluar të bëhet normalitet

Sociologu, Jeton Brajshori, ka thënë se është brengosëse që dhuna në shoqërinë tonë ka filluar të bëhet normalitet

Sociologu, Jeton Brajshori

Sociologu, Jeton Brajshori, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, lidhur me rivarrimin e Liridona Ademajt ka thënë se kjo është sikur të vritet për herë të dytë, duke shtuar se është një rast jashtëzakonisht i rëndë.

Ai ka thënë se është brengosëse që dhuna ka filluar të bëhet normalitet.

Brajshori ka treguar se ka hulumtuar shumë raste të tilla, të paramenduara dhe të planifikuara, dhe, sipas Brahjshorit, del që çdo paramendim që bën burri ta vrasë gruan janë planifikime jo të mira.

“Për shkak se motivi është vetëm ta heqë partnerin qafe”, ka thënë Brajshori.

“Duhet të kemi pak kujdes edhe tek familja. Tek ne familja gjithmonë ka qenë vlerë tradicionale…, jemi ende shoqëri në tranzicion”, ka thënë tutje sociologu.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor në Bërnicë të Prishtinës, në një rast të grabitjes që dyshohet të ketë qenë i orkestruar dhe organizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Të dyshuarit që tashmë janë arrestuar janë bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava dhe Kreshnik Kokalla.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji ndaj tre të dyshuarve.

Derisa sot është rivarrosur trupi i Liridona Ademajt në fshatin e saj të lindjes në Rracaj të Gjakovës, ku trupi i së ndjerës me kërkesë të familjes është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan.

Qindra qytetarë tashmë kanë shkuar këtë të hënë që ta ngushëllojnë familjen Ademaj.

Në rivarrimin e së ndjerës kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ajo e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ajo e Industrisë, Rozeta Hajdari.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika