Shkelja e privatësisë përmes mesazheve SMS që kanë prekur disa qytetarë, përfshirë llogaritë bankare, nuk ka ndodhur për shkak të dështimit të masave të sigurisë nga bankat, por për shkak të mosnjohjes së teknologjisë dhe shpërndarjes së të dhënave personale nga vetë qytetarët.
Kështu ka deklaruar Krenare Sogojeva-Dermaku nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, duke theksuar se mosnjohja e qytetarëve me teknologjinë dhe përdorimin e saj është ajo që çon te vjedhja apo thyerja e llogarive bankare.
“Ne edhe fushatën këtë vit e kemi nisur me moton privatësia fillon nga ti, pasi duhet të jemi mirë të edukuar të vetëdijshëm të informuar s ekujt po ia plasojmë të dhënat tona personale. Çështja e sms nuk është ndërlidh me rrjedhje të të dhënave thjesht ashtu siç ne botën reale kemi njerëz që kryejnë krime edhe në botë virtuale kemi kriminel kibernetikë dhe të njëjtit në gjithë botë qëndrojnë brenda këtij interneti të hapur që kapin këto mos njohuri të qytetarëve të ndryshëm nëpër botë edhe të përfitojnë siç kanë përfituar me rastin e sms-ve dërguar në Kosovë”, ka theksuar ajo.
Sogojeva-Dermaku ka shtuar se kriminelët kibernetikë veprojnë globalisht, duke shfrytëzuar mungesën e njohurive të qytetarëve për të përfituar nga kjo situatë.
“Mosnjohja e qyfterëve është pikërisht që çon te kjo vjedhja apo thyerja e llogarive bankare nuk ka pasur të bej rasti me mos ndërmarrjen e masave të sigurisë nga ana e bankave por me mosnjohjen me teknologjinë edhe përdorimin e këtyre sms dhe ofrimin e te dhënave personale qe i akne bere vete qytetarët. Prandaj ne në vazhdimësi tash e 5 vjet thërrasim vetëdijen qytetare qe te kenë kujdes se ku po i plasojnë të dhënat personale e sidomos llogarinë bankare”, ka deklaruar ajo.