Sondazhi i UBO Consulting: LVV e para me 48.5%, PDK e dyta, LDK e treta

Bazuar në një sondazh të UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kryesuar në vend të parë me 48.5 për qind, ndërsa partia e dytë, që është listuar me 18.2 për qind, është Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Emisioni “Debat Plus” nga RTV Dukagjini ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it, që realizohet çdo tre muaj nga UBO Consulting.

Nga sondazhi, në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.

Ndërsa, partia tjetër që kryeson në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 18.2 për qind, duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me 17.9 për qind.

Pas këtyre partive pason AAK-ja, e cila rezulton të ketë 6.8 për qind.

Lista Serbe ka marrë 3.2 për qind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate ka marrë 1.5 për qind.

Ndërkaq, partitë e tjera janë listuar në vende më poshtë, si Lista Guxo me 0.8  për qind, PSD-ja me 0.4 për qind, ndërsa Alternativa me 0.1 për qind.

Ndërsa, të tjera janë listuar me 2.6 për qind.

51.3 % kanë thënë që do të votonin, 29.0 % kanë thënë se ndoshta do të votonin, 3.9% më gjasë nuk do të votonin, 12.1% definitivisht kanë thënë se nuk do të votonin, 2.7% kanë thënë se nuk e dinë dhe 1 % s’kanë përgjigje.

Sipas këtij sondazhi, nëse këto zgjedhje do të mbaheshin, atëherë VV-ja do të kishte ulëse 53 deputetë.

Ndërsa, PDK-ja do të kishte 20 ulëse. Njëjtë do t’i kishte edhe LDK-ja – 20 deputetë.

Kurse, AAK-ja do t’i kishte 7 deputetë, kurse minoritetet 20 ulëse të cilat i kanë të rezervuara.

Kështu bën të ditur drejtori ekzekutiv në TV Dukagjini, Ermal Panduri, në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, teksa prezantoi të dhënat e fundit, ku RTV Dukagjini ka përfshirë disa pyetje.

OMNIBUS-i bëhet në baza të rregullta çdo tre muaj.

Të anketuar janë 1 mijë e 66 persona dhe të dhënat janë mbledhur në mes të datës 16 dhe 23 dhjetor.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika