Sopi për protestën në Shkup: Autoritetet maqedonase s’kanë arsye të na ndalojnë, kemi bashkëluftëtarë atje

Fatmir Sopi nga OVL e UÇK-së vlerëson se autoritet maqedonase nuk kanë ndonjë arsye që mos të lejojnë që protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë të mbahet në Shkup.

Sopi, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë vullnet për mbajtjen e kësaj proteste teksa shtoi se kanë edhe shumë bashkëluftëtarë atje, njofton Dukagjini.

“Ne jemi të bindur se protesta do të ndodhë se nuk ka asnjë arsye që autoritetet maqedonase të mos lejojnë mbajtjen e saj pasi ajo do të jetë një protestë paqësore ku do të shprehet mllefi ndaj padrejtësive në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne konsiderojmë që përderisa nuk kemi pasur pengesa në Prishtinë, Hagë, Strasburg e Tiranë nuk ka asnjë arsye që të pengohemi që të kemi një protestë të tillë në Shkup kur dihet se kemi shumë bashkëluftëtarë atje dhe kur dihet se shqiptarët janë pjesë përbërëse e popullsisë e qeverisjes atje dhe kanë vullnet për mbajtjen e kësaj proteste”, tha Sopi.

“Ne me dhunë nuk mund të organizojmë askund protestë, kemi paraqitë kërkesën në mënyrë zyrtare dhe presim që kjo të mos has në ndonjë pengesë”, u shpreh Sopi.

Kujtojmë se OVL e UÇK-së ka njoftuar të premten se protesta e radhës në përkrahje të çlirimtarëve, do të mbahet më 13 dhjetor sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika