Sopjani: Serbia i kthen çdo incident në propagandë kundër Policisë së Kosovës

Avokati Shkelzen Sopjani, i ftuar në emisionin “FIVE”, në TV Dukagjini

Avokati Shkëlzen Sopjani ka komentuar në emisionin Five zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke theksuar se incidentet që ndodhin aty vazhdojnë të përdoren nga Serbia si mjete propagandistike për të dëmtuar imazhin e institucioneve të Kosovës.

Sipas tij, ndërhyrja e Policisë së Kosovës ishte parandalues dhe jo represiv, ndonëse në opinion u tentua të paraqitej ndryshe.

“Për këto zhvillime, drejtori i Policisë ka dalë me sqarime publike pikërisht për të shmangur keqinterpretimet. Kishte tendenca që ngjarja në veri të merrte një konotacion tërësisht të gabuar. Nuk pati ndonjë incident serioz — reagimi i policisë ishte për të evituar përplasje të mundshme mes qytetarëve shqiptarë dhe të rinjve serbë, që në fakt po provokonin,” deklaroi Sopjani.

Ai shtoi se Serbia, në mënyrë të vazhdueshme, përpiqet të përdorë çdo incident për të goditur imazhin e Policisë së Kosovës në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.

“Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Serbia përpiqet ta damkosë Policinë dhe ta paraqesë si jo-profesionale. Madje në raste të kaluara, kanë shfrytëzuar edhe fëmijë në funksion të propagandës së tyre,” shtoi ai.

Në fund, Sopjani ngriti shqetësimin për edukimin që po u ofrohet të rinjve serbë në Kosovë, duke e konsideruar si burimin kryesor të tensioneve të përsëritura.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika