Sot çmimi i naftës në Kosovë më shtrenjtë se dje

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar një rritje krahasuar me çmimin e publikuar dje nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ndërsa çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar.

Në njoftimin e sotëm të MINTI-it, çmimet maksimale janë 1.89 euro për litër të naftës, ndërkaq 1.46 euro për litër të benzinës teksa çmimi i gazit është 0.77 euro për litër.

Ndërkaq, të martën çmimi i naftës ishte 1.88 euro për litër, 1.46 për benzinë dhe 0.74 euro për gas.

Ndërkohë, pas arritjes së armëpushimit dyjavor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, çmimet e naftës në tregun botëror kanë rënë ndjeshëm, duke humbur mbi 13.5% dhe duke u ulur në 94 dollarë për fuçi për naftën bruto Brent, që përdoret si pikë referimi.

Kujtojmë se rritja globale e çmimit të naftës kishte filluar më 28 shkurt, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën operacione ushtarake në Iran.

Ngushtica e Hormuzit, që përdoret për transportin e 20% të naftës botërore, u mbyll nga Irani, duke ndikuar në çmimet globale.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika