Sot mblidhen dy komisione parlamentare

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, foto arkiv

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione sot në ora 10:00 mban mbledhjen e radhës, në rend dite ka rolin e institucioneve të Republikës së Kosovës, në parandalimin dhe luftimin e rasteve të dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje, të arriturat dhe sfidat.

Njëherësh, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës  dhe Peticione, sot mblidhet për herë të dytë gjatë ditës në orën 14:00, me ç’rast pret në takim fëmijët me aftёsi tё kufizuara tё grupit “Hёna”, me rastin e 10 dhjetorit, shёnimit tё Ditёs Ndёrkombёtare tё tё Drejtave tё Njeriut. Temё e diskutimit do tё jetё: Problemet me tё cilat ballafaqohen fëmijët nё shkollim, si dhe pjesëmarrja e tyre nё aktivitetet e përditshme.

Takim në orën 14:00 mban edhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, në rend dite është edhe Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore, si dhe Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-250 për ndryshime klimatike.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika