Këtë të hënë, dy komisione të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje.
Në orën 12:00, mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencia kundër Korrupsionit.
Në rend dite është formimi i grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Ndërkohë, në orën 14:00, do të mblidhet Komisioni i Posaçëm për Administrimin e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve joprokurorë të Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Në këtë mbledhje pritet të bëhet vlerësimi i aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë joprokurorë, me qëllim verifikimin e përmbushjes së kushteve ligjore, ndërsa në rend dite janë paraparë edhe pika të tjera.
