Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së

Të hënën e 3 prillit do të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit, të cilët tashmë që dy vjet e gjysmë gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të hënën e 3 prillit do t’i dëgjojnë akuzat për krime lufte që rëndojnë mbi ta nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në këtë mënyrë do të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët që tashmë dy vjet e gjysmë gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës.

komunikatën me sqarime për seancën e parë, Gjykata Speciale tregoi se për prokurorët kanë ndarë 5 orë.

Pas kësaj, 45 minuta i janë ndarë mbrojtësit të viktimave. Këtu edhe do të përfundojë dita e parë e gjykimit. Kurse të nesërmen do të deklarohet secili prej katër ekipeve të mbrojtjes së Thaçit e të tjerëve.

Dhomat e Specializuara të Hagës e kanë lëshuar një komunikatë për media lidhur me procesin gjyqësor, një ditë para nisjes së gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Në këtë komunikatë thuhet se është planifikuar që deklaratat hyrëse për rastin në fjalë të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit.

“Duke filluar më 3 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të bëjë deklaratën hyrëse dhe për këtë qëllim i janë caktuar më së shumti 5 orë. Më tej, është planifikuar që mbrojtësi i viktimave do të bëjë deklaratën e tij hyrëse që do të zgjasë më së shumti 45 minuta. Pas mbrojtësit të viktimave, do të bëjnë deklarata hyrëse secili prej katër ekipeve të Mbrojtjes. Është planifikuar që këto deklarata të bëhen më 4 prill”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se “140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor. Personat të cilët demonstrojnë se kanë pësuar dëm fizik, mendor ose material si pasojë e drejtpërdrejtë e një krimi të paraqitur në Aktakuzën e Konfirmua,r paraqesin kërkesë për të marrë pjesë në procesin gjyqësor në DHSK. Këtu përfshihen persona që janë dëmtuar drejtpërsëdrejti dhe persona të cilët kanë pësuar dëm si pasojë e lidhjes së ngushtë me një viktimë të drejtpërdrejtë që pretendohet se është vrarë ose lënduar”.

Trupi Gjykues ka bërë të ditur se paraqitja e provave në gjykim, duke përfshirë edhe thirrjen e dëshmitarëve nga ZPS-ja, do të fillojë më 11 prill 2023.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika