Sot rivarroset Myrteza Dylhasi

Sot do të rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i cili ishte rrëmbyer nga forcat e regjimit serb gjatë luftës së fundit në Kosovë, e mbetjet mortore të të cilit u identifikuan të martën nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Në nderim të Dylhasit, Komuna e Gjakovës ka organizuar edhe homazhe.

Në ora 12:00 parashihet të bëhen homazhe në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, për të vazhduar më pasë në ora 13:00 tek Kompleksi Memorial në Çabrat, aty ku edhe do të bëhet ceremonia e rivarrimi, njofton Dukgjini.

Më 27 mars 1999, Myrteza Dylhasi, së bashku me babanë e tij Skënder Dylhasi, me gjashtë anëtarë të familjes Qerkezi, dy fqinjët e familjes Jetishi dhe një anëtar të familjes Ymeraga, u morën nga forcat serbe, nga shtëpia e Halim Qerkezit në Gjakovë”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika