Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Millosh Pleskoviqin për krime lufte kundër popullsisë civile në komunën e Prizrenit gjatë viteve 1998–1999.

Ai është dënuar me 15 vjet burgim.

Sipas aktgjykimit, Pleskoviq është shpallur fajtor për pjesëmarrje në vrasjen e tre civilëve shqiptarë – R.D., B.D. dhe F.B. – ngjarje që kishte ndodhur më 1 shtator 1998 në Prizren.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 7 qershor 2024, Pleskoviq akuzohet se më 1 shtator 1998, në bashkëkryerje me një grup të armatosur prej 7-8 personash të nacionalitetit serb, ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve shqiptarë: R.D., B.D. dhe F.B., si dhe plagosjen e të mbijetuarve Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren, derisa viktimat po shkonin drejt malit.Sipas aktakuzës, grupi i armatosur serb i kishte ndalur dhe fyer me fjalë në gjuhën serbe, ndërsa Pleskoviq, i identifikuar si pjesëtar i këtij grupi, kishte hapur zjarr me armë të tipit “Kallashnikov”, duke lënë të vdekur tre nga viktimat në vendin e ngjarjes.

Detajet e aktakuzës përshkruajnë një skenë të rëndë: trupat e pajetë të viktimave u ishin dorëzuar familjarëve vetëm pas një jave, në gjendje të rëndë. Njëri prej tyre kishte këmbën e prerë, ndërsa një tjetër nuk kishte kokë.

Për këto veprime, Pleskoviq u shpall fajtor për veprën penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”, e paraparë me nenin 142 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë si ligj në fuqi në kohë e kryerjes së veprës penale.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika