Sot vendoset fati i Ballukut – PS kundër arrestimit, PD në protestë para Kuvendit

Kjo e enjte, 12 mars, është një ditë vendimtare sa i takon çështjes të diskutuar prej muajsh të Belinda Ballukut, e cila tanimë nuk ushtron më asnjë funksion në ekzekutiv.

Në Kuvend do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion për heqjen e imunitetit të deputetes, që më pas të kalohet në masë shtrënguese ndaj saj, “arrest me burg” ose “arrest në shtëpi”.

PS e PD janë të ndara në qëndrimet e tyre. Zyrtarisht, socialistët e kanë refuzuar kërkesën e SPAK.

Thuajse në çdo seancë plenare ne kemi parë tensione mes palëve, nga debatet e deri në përplasjet fizike. Parashikohet që sot situata të jetë akoma më e “nxehtë”, pasi paralelisht me seancën, opozita do të zhvillojë një protestë jashtë ambienteve të Parlamentit.

1,500 efektivë janë në terren, ndërsa forcat RENEA qëndrojnë në gatishmëri nëse ka përshkallëzim të tubimit. Në oborrin e Akademia e Shkencave e Shqipërisë janë vendosur edhe një automjet zjarrfikës dhe një autobot me ujë./tvklan

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika