Këtë të shtunë, 354 anëtarë të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të takohen për një prej mbledhjeve më të rëndësishme të viteve të fundit për këtë parti.
Anëtarët e LDK-së nga ora 12:00 e kësaj të shtune do ta kenë në dorë fatin politik të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton Dukagjini.
I vetmi që publikisht ka shprehur synimet për ulësen e tij është Avdullah Hoti, i cili gjatë javës së kaluar ka thënë se do të kërkojë besimin për t’u bërë kryetar i LDK-së.
Kujtojmë se Abdixhiku, pas rezultatit të dobët të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, e ka ofruar dorëheqjen, por jo si akt të kryer.
Në Kuvendin e së shtunes, nga ku ka kërkuar votëbesim, pra do të vendoset se a e pranojnë dorëheqjen apo jo. Krahas Abdixhikut i vetmi që publikisht e ka shpallur kandidaturën për kryetar është Avdullah Hoti.