Spajiç rrugës për t’u bërë kryeministër i Malit të Zi

Mandatari për formimin e qeverisë së re malazeze, Milojko Spajiç, ka raportuar se negociatat për formimin e qeverisë po zhvillohen me sukses, dhe se koalicioni "Për Ardhmërinë e Malit të Zi," i njohur për orientimin e tij pro-ruso-serb, ka një shumicë më të madhe se pritej

Pranë një marrëveshjeje: negociatat e mëparshme të ZBCG me Spajić.

I mandatuari për të formuar qeverinë e re malazeze, Milojko Spajiç, pas takimit me partnerët potencialë në ekzekutivin e ri, përfshirë koalicionin “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” – të njohur për orientimin e tyre pro-ruso-serb – ka thënë se kanë një shumicë më të madhe se sa pritej.

“Negociatat po përparojnë, një marrëveshje politike është hapi tjetër. Tani jemi duke punuar në krijimin e një marrëveshjeje”, tha Spajiç, raporton media malazeze “Pobjeda”.

Kreu i Lëvizjes Evropa Tani, nuk ka dashur që ta refuzojë çështjen e partisë boshnjake, nëse të njëjtit do jenë apo jo pjesë e qeverisë, për të cilën është duke u spekuluar se do jetë jashtë qeverisë së 44-të, megjithatë ka thënë se nuk do ta “mbyllë derën”.

“Është e rëndësishme që ne të hyjmë në reforma”, theksoi ai, teksa shtoi se “takimi ishte konstruktiv”.

Ne, pohoi ai, “kemi përcaktuar dinamikën e hapave të ardhshëm dhe tani po punojmë në krijimin e marrëveshjes”.

“Dera është ende e hapur dhe është shumë e rëndësishme që të hyjmë edhe më fuqishëm në reforma”, shtoi.

Ai potencoi se nuk do të flasë për subjektet që do të marrin pjesë në qeveri, por se do të kenë “një shumicë më të madhe se sa pritej”.

Në orët e së mërkurës, u mbajt mbledhja e votuesve potencialë të qeverisë së ardhshme. Kreu i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, ka qenë i pari që është larguar nga takimi, dhe kjo para përfundimit të tij, duke mos dhënë asnjë shpjegim për këtë, transmeton Portali Dukagjini.

Arritja e kësaj marrëveshje do t’i hapë rrugë Milojko Spajiç-it që, si fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, të bëhet kryeministër i Malit të Zi, duke udhëhequr kështu ekzekutivin e 44-të malazez.

Në këtë pozitë, Spajiç, do ta zëvendësojë Dritan Abazoviç-in, i cili më shumë gjasa do të jetë në opozitë së bashku me Partinë Demokratike të Socialistëve.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika