SPAK ka përmbyllur hetimet ndaj disa zyrtarëve të Bashkisë Divjakë në Shqipëri dhe ka dërguar çështjen për gjykim në GJKKO.
Në cilësinë e të pandehurve janë marrë Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Leccini dhe Elbareta Nishica, kjo e fundit drejtoreshë e Planifikimit të Zhvillimit të Territorit.
Ata akuzohen për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.
Sipas të dhënave, hetimet lidhen me tre procedura tenderimi të zhvilluara nga Bashkia Divjakë, me një vlerë totale rreth 1 milion euro. Çështja ka nisur si pjesë e një fraksioni të shkëputur nga një dosje tjetër hetimore.