SPAK në aksion, kërkon arrestimin e Alqi Bllako

Kuvendi i Shqipërisë ka pranuar një kërkesë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

“SPAK në bazë ligjit, përkatësisht të nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do t’i paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës së sigurimit personal, arrest me burg për Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në komunikatën zyrtare për shtyp.

Bllako, në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare të ish-sekretarit të Përgjithshëm të Mjedisit, ka kryer veprime të kundërligjshme në lidhje me procedurat e shpronësimit të pronës, ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit. Kjo bëhet e ditur nga  njoftimi i publikuar nga SPAK

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Bllako ka favorizuar shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes “në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt” në shumën prej 14 milionë e 964 mijë e 900 lekësh.

Sekuestrimet e para kanë filluar duke e zbatuar “masën e sigurimit pasuror preventive për pasurinë” në zotërim të shtetasit E. B., lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 metër katror, me adresë në Tiranë, me vlerë sipas kontratës së shitblerjes në shumën prej 144 mijë e 246 eurosh, që përmbush vlerën ekuivalente, të përfituar në mënyrë të paligjshme, nga shtetasi Alqi Bllako në shumën prej 14 milionë e 964 mijë e 900 lekësh.

Në Komisionin Hetimor, në cilësinë e dëshmitarit, ka qenë deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, lidhur me aferën e inceneratorëve.

Ky i fundit, në Komisionin Hetimor, bëri të ditur se e kishte dhënë deklaratën e tij përrreth pesë orë në Prokurorinë e Posaçme.

Bllako, për këtë arsye, nuk mund të dëshmonte në komision, pasi kjo do të ishte nxjerrje sekreti hetimor.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), do të vendoste më herët caktimin e masës “arrest në burg” për shtatë persona.

Një ndër personat është dhe ish-ministri i Bujqësisë, Lefter Koka, ndaj të cilit është vendosur një tjetër masë sigurie.

Koka dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Nëntë urdhër-arreste lidhur me hetimet e inceneratorëve janë lëshuar nga SPAK.

Personat e arrestuar janë edhe Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Florjan Muçaj dhe Erjon Murataj.

Ndaj këtyre të fundit dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.

Veprat penale që dërguan në arrestimin e dy biznesmenëve Klodian Zoto dhe Arenc Myrtezanit janë “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.

Ndryshe, ndaj Sabina Cenamerit dhe Etleva Kondit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ato dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika