Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ambasada e Spanjës në Teheran, e cila ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, pas luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, është rihapur.

Agjencitë iraniane të lajmeve raportuan se ambasada rifilloi punën e saj më 13 prill, për të mbështetur “ndërmjetësimin” pas një armëpushimi dyjavor, i cili hyri në fuqi më 8 prill.

Ambasadori spanjoll, i cili mbërriti në Iran një ditë më parë, tha se do të përpiqet “t’i mbështesë përpjekjet për paqe nga të gjitha palët”.

Spanja e ka pozicionuar veten si një nga kritikët kryesorë perëndimorë të SHBA-së dhe Izraelit që nga fillimi i luftës më 28 shkurt.

Duke folur pas sulmeve izraelite në Liban më 8 prill, ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, tha se ato shkelën armëpushimin dhe ligjin ndërkombëtar.

SHBA-ja, Irani dhe Izraeli nuk ishin dakord nëse armëpushimi zbatohet në Liban, ku Izraeli thotë se ka në shënjestër luftëtarët e Hezbollahut, të mbështetur nga Irani.

Uashingtoni dhe Teherani ranë dakord më 7 prill për armëpushimin dyjavor, për t’u dhënë të dyja palëve kohë për të negociuar një marrëveshje paqeje.

Megjithatë, bisedimet që u mbajtën në fundjavë në Islamabad, nuk rezultuan të suksesshme.

Për pasojë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ushtria amerikane do të bllokojë gjithë trafikun detar që hyn dhe del nga portet iraniane dhe zonat bregdetare në Gjirin Persik, duke filluar nga 13 prilli në orën 10:00, sipas kohës lindore./RadioEvropaeLirë

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika