Spanja shënon fitore në minutat e fundit kundër Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur me rezultat të ngushtë 2 me 1, në miqësoren e së shtunës, në stadiumin e Espanyolit.

Përfaqësuesja shqiptare i shkaktoi mjaft telashe ekipit spanjoll. Vetëm në minutën e 75-të, ekipi i Luis Enrique-s, kaloi në epërsi, me golin e ish- sulmuesit të Man Cityt dhe tash të Barcelonës, Feran Torres.

Nuk vonoi shumë kur Myrto Uzuni shfrytëzoi një lëshim në mbrojtjen spanjolle, për të shënuar në minutën e 85-të. Por, goli i tij nuk ishte i mjaftueshëm që kombëtarja shqiptare ta marrë një pikë nga kjo ndeshje.

Pesë minuta më pas, kur edhe po mendohej që Shqipëria do të merrë një pikë ndaj Spanjës, në skenë doli Dani Olmo, i cili në minutën e 90-të, me një gol të bukur ia siguroi fitoren kombëtarës së Spanjës.

Spanja dhe Shqipëria kanë luajtur tetë lojë në mes vete dhe në asnjërën nga to, Shqipëria nuk ka nxjerrë ndonjë pikë.

Loja e ardhshme e Shqipërisë do të jetë përsëri lojë miqësore, por, kësaj here kundër Gjeorgjisë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika