Specialja ia vazhdon paraburgimin Krasniqit

Gjykatësi, Nicolas Guillou ka marrë vendim me anë të së cilit ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi





Më 19 shtator, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka marrë vendim me anë të së cilit ia ka vazhduar masën e paraburgimit Jakup Krasniqit, raporton Betimi për Drejtësi.

Ai ka konkluduar se vazhdon të ekzistojë rreziku që Krasniqi të arratiset dhe të pengojë procedurat.

“Gjyqtari i procedurës paraprake konkludon se ekziston një rrezik i moderuar që z. Krasniqi të arratiset, dhe se ekziston rreziku që z. Krasniqi  të pengojë progresin e procedurës, ose të kryejë vepra të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët. të cilët kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten para DhSK-së”, thuhet në vendim.

Gjykatësi Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Krasniqit se nëse dëshiron të deponojë parashtresa për rishikimin e ardhshëm të paraburgim këtë duhet ta bëj jo më larg se 17 tetori, ndërkaq prokuroria është urdhëruar të kthej përgjigje jo më larg se 24 tetori, kurse mbrojtja për të kthyer përgjigje ndaj parashtresave të ZPS-së është urdhëruar që të njëjtën ta bëj jo më larg se 31 tetori.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit  të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika