Specialja ngre aktakuzë ndaj tre personave për kultivim të substancave narkotike

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për kultivim të bimës së Hashashit, shkurres së Kokainës ose bimëve të Kanabisit

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për “kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” kundër të pandehurve I.S., R.K dhe N.F.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, njëri nga ta akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje, kurse njëri nga të akuzuarit për moslajmërim të veprave penale.

“Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve I.S., R.K dhe N.F.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit I.S., R.K., në bashkëkryerje edhe me të pandehurit D.S., V.R dhe M.D., të cilët gjenden në arrati, pa autorizim kanë filluar të kultivojnë substancën narkotike të llojit kanabis në laboratorët e improvizuara.

Me këtë të pandehurit I.S., R.K., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’ nga neni 272 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pikat 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së. Ndërkaq, i pandehuri I.S., akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

I pandehuri N.F., akuzohet se ka kryer veprën penale “‘Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’ nga neni 378 paragrafi 1 nënparagrafi 1.8 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika