Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi të premten një aktakuze të re kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kundër katër personave të tjerë për vepra penale që lidhen me “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.
Avokati, Meshar Selimaj ka thënë se është “interesante dhe e çuditshme” ngritja e kësaj aktakuze të re nga Gjykata Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Selimaj tha se kemi të bëjmë me “tregim muskujsh” të Gjykatës Speciale ndaj aktakuzës së re ndaj Thaçit.
Selimaj në “Five” të Dukagjinit u shpreh se “tentativat e tilla” kanë tendenca për “humbjen e shpresave për liri” nga ana e ish-presidentit, Thaçi.
“Interesante dhe e çudtishme sepse në këto momente kemi këtë aktakuzë të tillë me bazë juridike dhe kualifikim ligjor përderisa pretendohet se ngjarjet kanë ndodhur në 2023. Ky moment konsiderojmë se kemi të bëjmë me tregim muskujsh të Gjykatës Speciale. Dhe në veçanti ndaj Hashim Thaçit. Tentativat e tilla kanë tendencë që përfundimisht të i humbas shpresat për liri. Nuk dihet se dëshmitarët apo personat që kanë dëshmuar ose kanë pasur për të dëshmuar nëse janë dëgjuar apo intervistuar nga Prokurori I Specializuar”, tha Selimaj.