Specialja pritet të shqiptojë urdhrin për dëmshpërblim të viktimave kundër Salih Mustafës

Duke filluar nga ora 12:00, Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë do të shqiptojë urdhrin për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafa

Ish- komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë do të mblidhet të enjten e gjashtë prillit, që të shqiptojë urdhrin për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafës.

Kjo seancë pritet të fillojë nga ora 12:00.

Ndryshe, më 18 dhjetor, ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë me 26 vjet burgim për krime lufte në Kosovë.

Prokuroria kishte kërkuar dënim unik prej 35 vjetësh burgim, kurse mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat.

Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika