Spiropali në Hagë: Takon kryediplomatin holandez, viziton edhe Thaçin në Speciale

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Hagë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe institucioneve akademike holandeze.

Gjatë vizitës, Spiropali do të pritet nga Ministri i Jashtëm i Holandës, David van Weel, me të cilin do të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e partneritetit dypalësh, në kontekstin e mbështetjes së vazhdueshme për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Në takim, Ministrja do të shprehë mirënjohjen ndaj qeverisë holandeze për rekomandimin pozitiv që i është dërguar parlamentit të Holandës, në lidhje me çeljen e grupkapitullit 5 të negociatave të anëtarësimit brenda muajit nëntor.

Gjatë ditës, Spiropali do të zhvillojë edhe një vizitë në institucionin e Paraburgimit të Gjykatës Speciale, ku do të takohet me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në vijim, Ministrja do të mbajë një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës, ku do të diskutojë me studentë dhe akademikë të Programit të Studimeve Evropiane mbi angazhimet e Shqipërisë në përmbushjen e standardeve evropiane.

Vizita e saj në Hagë do të përmbyllet në Ambasadën e Shqipërisë, ku Spiropali do të takohet me rrjetin e profesionistëve të rinj shqiptarë që jetojnë në Holandë, duke theksuar rolin e tyre si urë bashkëpunimi mes dy vendeve.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika