Spitali i Pejës ankohet për futjen e bagëtive në oborr dhe praninë e qenve endacakë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë, është ankuar për futjen e bagëtive në oborrin e këtij spitali dhe numrin e madh të qenve endacakë. Ky spital ka kërkuar angazhim nga institucionet në nivel komunal dhe qeveritar, pasi kjo i rrezikon pacientët nga infeksionet

Ilustrim





Spitali i Përgjithshëm në Pejë, është ankuar për futjen e bagëtive në oborrin e këtij spitali dhe numrin e madh të qenve endacakë. Në një komunikatë për media të mërkurën, spitali ka kërkuar ndihmën e institucioneve të nivelit komunal dhe atij qeveritar.

Ky spital ka thënë se futja e lopëve në oborrin e spitalit rrezikon pacientët nga infeksionet, shkakton dëme në bimët që janë kultivuar dhe dëmton imazhin e institucionit.

“Personat e pandërgjegjshëm futjen e lopëve në oborrin e Spitalit e bëjnë duke dëmtuar rrethojat e oborrit apo formave e tjera dhe me gjithë përpjekjet e punëtorëve teknikë që zakonisht një nga ta duhet tërë ditën të merret me largimin e bagëtive, nuk po arrihet që të parandalohet futja e këtyre bagëtive”, thuhet në komunikatë.

Ky spital ka thënë se në vazhdimësi ka kërkuar nga Inspektorati i Komunës, Policia dhe Inspektorati sanitar që të merren masa ndaj pronarëve të bagëtive, por se fenomeni nuk është parandaluar.

Spitali i Pejës ka apeluar për ndihmë nga institucionet, duke thënë se futja e bagëtive dhe problemi i qenve endacakë janë pengesë e jashtëzakonshme për punën e institucionit shëndetësor.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika