Stano: Dialogu vazhdon, s’kemi frikë për ndonjë status-quo të re

Teksa është pyetur se a “frikësohen” se do të ketë një status quo të re në dialogun Kosovë-Serbi, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano e ka mohuar një gjë të tillë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, Peter Stano, ka thënë se dialogu vazhdon pavarësisht çështjeve teknike sikurse kjo e fundit që lidhet me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit.

Teksa është pyetur se a “frikësohen” se do të ketë një status quo të re në dialogun Kosovë-Serbi, Stano e ka mohuar një gjë të tillë.

“Dialogu vazhdon. Ne jemi duke punuar, dhe vazhdojmë të punojmë që ky proces të ecë përpara,  tu ndihmojmë palëve që më në fund të fillojnë të sillen në mënyrë konstruktive, që të mund të ecin përpara. Nuk kemi frikë se do të ketë një status quo të re, ose një ngërç. Në fakt nuk frikësohemi nga asgjë, por vetëm për atë se populli i Kosovës dhe Serbisë, do të mbeten jashtë nga ajo që parashihet për ta në nga Procesi i Anëtarësimit, nga fakti se ne po i shohim të gjitha ato që ju po i përmendni në pyetjen tuaj, e për të cilat ne kemi reaguar gjatë javëve të fundit. Në veçanti në anën e Kosovës, me vendimet e njëanshme, dhe gjëra që kanë ngritur shqetësime, bashkë me mënyrën se si komunikohet nga ana e autoriteteve të Prishtinës. Këto krijojnë frikë tek ne, se Kosova mund të mbetet jashtë dhe të mbetet prapa”, u shpreh ai në një konferencë për media.

Megjithatë, Stano thekson se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bashkë me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell, do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë që palëve t’iu mundësohet të bëjnë hapa në çështjet ku nuk ka pasur progres.

“Por ne vazhdojmë punën tonë, emisari ynë, bashkë me Përfaqësuesin e Lartë,  vazhdojnë të punojnë me partnerët në rajon dhe ndërkombëtarët brenda BE-së dhe jashtë, për tu mundësuar dy palëve që të bëjnë hapa që t’i lejojë ata të vazhdojnë me dialogun e lehtësuar nga BE, për të gjitha çështjet ku nuk ka pasur progres deri tani, aty ku duhet të arrihet progres dhe në veçanti, në implementimin e asaj për të cilën ishin pajtuar në pranverën e kaluar në Bruksel e në Ohër”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika