Stano: Kurti e Vuçiq së shpejti do të ftohen për takim në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stano, ka thënë se marrëveshja e arritur për targat në Bruksel nuk është fundi i procesit të dialogut. Sipas tij, synimi është arritja sa më shpejt e normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis dy palëve

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme (BE), Peter Stano





Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stano, ka njoftuar se pas arritjes së marrëveshjes për targat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, së shpejti do të ftohen nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Kjo për të filluar diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në propozimin franko-gjerman.

Në një konferencë për media, Stano ka thënë se BE-ja ka pasur kërkesë bazë që serbët e Kosovës të kthehen në institucione, e po ashtu të respektohen gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nuk është fundi i procesit, marrëveshja e arritur është vetëm fillim i punës, me të cilën shpresojmë ta largojmë këtë gjendje të marrjes së vazhdueshme me krize e të kalojmë në një fazë tjetër, të merremi me çështje më të qëndrueshme”, është shprehur Stano.

“Është me rëndësi të respektohen marrëveshjet e arritura në dialog, është mesazh që BE-ja vazhdimisht u ka dërguar të dyja palëve. Sa i përket hapave të ardhshëm, pas marrëveshjes që është bërë mbrëmë, është me rëndësi të vazhdohet. Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ka thënë se do të ftojë dy liderët në Bruksel, të punojnë e të vazhdojnë punën për normalizim të marrëdhënieve. Sigurisht puna vazhdon”.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – më 23 nëntor kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.

Negociatat janë zhvilluar në Bruksel mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

Takimi në Bruksel është zhvilluar vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave.

Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika