Stano për vizitën e Lajçak në Kosovë: Është pjesë integrale e punës së tij si përfaqësues për të takuar partnerë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stanos, lidhur me vizitën e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak në Kosovë, ka thënë se është pjesë integrale e punës së çdo përfaqësuesi Special të BE-së për të takuar partnerë dhe për të vizituar kryeqytetet në rajon për të cilat është përgjegjës

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka konfirmuar ardhjen në Kosovë të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, më gjashtë shkurt.

Në një përgjigje për Portali Dukagjini, Stano ka thënë se  është pjesë integrale e çdo përfaqësuesi special të BE-së që të takojë partnerë dhe se nuk i komenton vizitat e tilla.

“Është pjesë integrale e punës së çdo Përfaqësuesi Special të BE-së për të takuar partnerë dhe për të vizituar kryeqytetet në rajon për të cilat Përfaqësuesi Special i BE-së është përgjegjës. Ne zakonisht as nuk bëjmë njoftime specifike për vizita të tilla pune dhe as nuk i komentojmë ato”, ka thënë Stano.

Ndryshe, të hënën e gjashtë shkurtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, do të zhvillojnë një drekë pune me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Këtë për RTV Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Nesër, kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi priten të zhvillojnë një drekë pune me emisarin Lajçak”, ka thënë Kryeziu.

Ndryshe, Lajçak pritet ta vizitojë Kosovën, më 6 shkurt, derisa, ai mund ta vazhdojë vizitën në Serbi.

As këtë herë nuk janë bërë të ditura hollësitë e vizitës, vetëm se ai do të diskutojë me bashkëbiseduesit për hapat e ardhshëm të dialogut, sidomos për avancimin rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

Lajçak e ka vizituar Kosovën 10 ditë më parë, kur ka zhvilluar një darkë pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryenegociatorin e Kosovës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi.

Kohëve të fundit, zyrtarë të ndryshëm të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe kryediplomatin e BE-së, Josep Borell, kanë përshëndetur publikisht qëndrimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për propozimin e BE-së.

Këtë plan të BE-së e përkrahin plotësisht edhe Shtetet e Bashkuara, andaj Kosova dhe Serbia janë ftuar disa herë që jenë konstruktive në qasjen ndaj këtij propozimi.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika