Kryeministri britanik Keir Starmer ka vizituar një bazë ajrore në Arabinë Saudite, ku ka bërë thirrje që armëpushimi në konflikt të shndërrohet në të përhershëm dhe të zbatohet nga të gjitha palët, përfshirë edhe në Liban.
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar është në “kontakt të ngushtë” me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
Ndërkohë, Izraeli ka vazhduar sulmet në Liban gjatë gjithë ditës.
I pyetur nëse marrëdhënia e tij me presidentin amerikan është “prishur”, Starmer u përgjigj se parimet dhe vlerat e tij kanë siguruar që Britania të mos përfshihet në veprime pa bazë ligjore dhe pa një plan të menduar mirë.