Studentë të huaj interesohen për gjuhën shqipe

Pjesë e Seminarit të 40 të Gjuhës Shqipe janë edhe shumë studentë nga vende të ndryshme të botës. Shumica e tyre tashmë e flasin gjuhën shqipe, por janë të interesuar të dijnë më shumë për të

Ilustrim

Po dëgjojnë me vëmendje se çfarë po thotë njëri ndër profesorët ligjerues.

Këta të rijnë i janë bashkuar Seminarit të Gjuhës Shqipe që ka nisur me 15 gusht e do të zgjasë deri më 26 gusht.

Por, disa prej tyre nuk e kanë gjuhën shqipe, gjuhën e tyre të parë.

Oliver Winistofer, mban edhe një shqiponjë në qafën e tij, por është zviceran, dhe sqaron se pse është bërë pjesë e Seminarit.

“Unë studioj gjuhët ballkanike në Zvicërr, pra jam doktorant dhe shumë më pëlqen shqipja prandaj edhe kam ardhur këtu për shkollën verore. Më pëlqen shumë tradicionalja sepse unë jam linguistë dhe historinë e gjuhës për mua është shumë interesante”, ka thënë  Winistofer.

Ndërsa Sara Elshani, e lindur në Austri, thotë se ky seminar po i ndihmon në përmirësimin e gjuhës shqipe dhe njohjen e historisë së saj.

“Kam ardhur në këtë seminar sepse më është dhënë mundësia dhe jam shumë e lumtur që kam këtë mundësi sepse i kam prindërit nga Kosova”.

“Tash jam në nivelin e tretë të gjuhës shqipe dhe jam tu e msu edhe më shumë gjuhën shqipe”, ka theksuar Elashani.

Programet bazë të këtij seminari janë ligjerata të veçanta të gjuhësisë, letersisë dhe kulturës shqipare, referime shkencore dhe program kulturor.

Edicioni i sivjetëm i Seminarit, është i 40-ti, ndërsa pjesë e tij janë qindra studiues të shqipes nga mbarë bota.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika