Studentët e Juridikut rrëfejnë për emocionet e tyre pasi zunë vendin e tretë në botë

Studentët e Fakultetit Juridik dolën të tretit në garat Ndërkombëtare për Drejtësi, dy pjesëmarrëset në këtë garë kanë treguar më shumë për emocionet e përjetuara

Dea Fetiu dhe Melisë Sejdiu, të ftuara në emisionin "Rreth e Rrotull".

Studentët e Fakultetit Juridik dolën të tretit, në garat Ndërkombëtare për Drejtësi.

Dy pjesëmarrëset, Dea Fetiu dhe Melisë Sejdiu, që ishin pjesë e kësaj gare, kanë folur më shumë rreth emocioneve të përjetuara.

Këtë vit kjo garë ka grumbulluar 364 ekipe nga e mbarë bota, me Kosovën që ka mbërritur në top katërshe.

“Ne kemi qenë pjesë e kësaj gare e po ashtu edhe disa paragarave. Gara në Vjenë ka filluar me 22 mars, ne kemi qenë aty që nga data 20, sepse kemi marrë pjesë edhe në paragarë tjetër. Katër ditët e para kemi qenë në rundet preliminare, në grupe ku jemi përballë me 4 universitete të ndryshme, dhe na janë mbledhur pikët e përformancës tonë, pastaj si rezultat i pikëve të larta që i kemi pasur, jemi kualifikuar në rrethin e 64 ekipeve më të mira,” u shpreh Dea Fetiu.

Ajo tregoi se rundin e parë të 64-shes e kanë kaluar me sukses kundër Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles, këto kanë qenë runde eliminuese aty e tutje, kanë arritur të dalin në 32-shen më të mirë, pastaj në top 16 dhe 8, e pastaj në gjysmëfinale.

Qëllimi i tyre ka qenë të mbërrijnë në top 16-shen.

“Kur kemi mbërri në 16-she ishim më shumë të motivuar, kemi tentu sa më mirë të paraqesim argumentet”, u shpreh Melisë Sejdiu, duke thënë se kjo ka qenë mjaft emocionuese për to.

“Ka qenë një javë intensive, por emocionet ishin të papërshkrueshme”, u shpreh ajo.

Suksesi i studentëve të Fakultetit Juridik në gara ndërkombëtare për drejtësi tanimë është një promovim ndërkombëtar i jashtëzakonshëm i Fakultetit Juridik dhe i Universitetit të Prishtinës.

Intervista e plotë:

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika