Studentët iranianë organizojnë protestat e para të mëdha antiqeveritare që nga shtypja vdekjeprurëse

Studentët në disa universitete në Iran kanë organizuar protesta kundër qeverisë, në atë që konsiderohet vala e parë e demonstratave në këtë shkallë që nga goditja vdekjeprurëse e autoriteteve në janar.

Pamje të verifikuara nga BBC tregojnë qindra protestues duke marshuar në kampusin e Universitetit të Teknologjisë “Sharif” në Teheran, në nisje të semestrit të ri. Studentët dëgjohen duke brohoritur “vdekje diktatorit”, në referencë ndaj Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, si dhe slogane të tjera kundër qeverisë.

Në të njëjtën kohë, në afërsi është parë edhe një tubim i mbështetësve pro-qeveritarë, shumë prej tyre me flamuj kombëtarë iranianë. Më vonë, mes dy grupeve janë raportuar përleshje.

Protesta janë raportuar edhe në universitete të tjera në Teheran dhe qytete të tjera të vendit. Sipas raportimeve, studentët janë mbledhur për të nderuar mijëra persona që pretendohet se janë vrarë nga autoritetet muajin e kaluar.

Pamje të tjera të verifikuara tregojnë një protestë paqësore ulur në Universitetin “Shahid Beheshti” në kryeqytet, si dhe thirrje kundër qeverisë në Universitetin e Teknologjisë “Amir Kabir”.

Zhvillimet vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rrisin praninë e tyre ushtarake pranë Iranit. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e një sulmi të kufizuar ushtarak, raporto BBC.

SHBA-ja dhe aleatët evropianë dyshojnë se Irani po i afrohet zhvillimit të një arme bërthamore – një pretendim që Teherani e ka mohuar vazhdimisht.

Zyrtarë amerikanë dhe iranianë janë takuar në Zvicër gjatë kësaj jave, duke deklaruar se është arritur progres në bisedimet për kufizimin e programit bërthamor iranian. Megjithatë, pas takimit, Trump tha se brenda “10 ditëve të ardhshme” do të bëhet e qartë nëse do të arrihet një marrëveshje apo SHBA-ja do të ndërmarrë veprime ushtarake.

Presidenti amerikan ka shprehur më herët mbështetje për protestuesit në Iran, duke deklaruar në një rast se “ndihma është rrugës”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika