Stuhia e shiut në Ferizaj, shkakton shumë dëme

Reshjet e ditës së mërkurë kanë shkaktuar dëme në Komunën e Ferizajit. Si pasojë e furtunës, disa drunjë bllokuan edhe rrugën që lidhë Ferizajin e Nerodimën. Gjatë të enjtës, ekipët e zjarrfikësve e komuna kanë bërë zhbllokimin e saj

Shiriti vazhdon të qëndroj ende në rrugë.

E vetëm pak metra më tutje edhe drunjët të cilët mbrëmë bllokuan aksin rrugor.

Është kjo rruga që lidhë Ferizajin e Nerodimen e ku shkaku i një stuhie që goditi këtë rajon mbrëmjen e 27 korrikut drunjët përeth rrugës u rrëzuan.

Ky nuk ishte dëmi i vetem që stuhia shkaktoi e ku brigada e zjarrfiksëve në Ferizaj intervenuan.

“Që gjendja mos të përseritet dhe të vije deri të një fatkëqësi, Komuna e Ferizajit po bënë seleksionimin e drunjëve të vjetruara për ti larguar”, ka thënë Zymri Krasniqi- Përgjegjës i Brigadës së Zjarrfiksëve në Ferizaj.

Ndërsa Skënder Kurti nga Komuna e Ferizajit që doli të enjtën për të parë nga afër gjendjen e rrugës, bëri të ditur dëmet që Ferizaj ka pësuar nga reshjet e të mërkurës.

“Përveq drunjëve nga furtuna u dëmtua edhe ndriqimi publik në këtë rrugë mjaft të frekuentuar”, ka thënë Skënder Kurti, përgjegjës për Emergjenca në Komunën e Ferizajit.

Në përpjekje për të evituar rrëziqet gjatë ditës në këtë pjesë u larguan edhe drunjët e tjerë të cilet sipas ekspertëve mund të paraqesin rrezik.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika