“Subvencionet 3”, Specialja kërkon konfiskimin e 42 mijë eurove 

"...I ka propozuar gjykatës që në cilësi të sendeve të përfituara me vepër penale të konfiskohen parat në vlerë prej 42 mijë euro, të cilat janë sekuestruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë"

“Subvencionet 3”, Specialja kërkon konfiskimin e 42 mijë eurove 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK)  ka kërkuar që të konfiskohen para në vlerë prej 42 mijë euro dhe të shqiptohen dënime plotësuese në akuzën e rastit “Subvencionet 3”.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se prokurori i rastit Rafet Halimi, i ka propozuar gjykatës që në cilësi të sendeve të përfituara me vepër penale të konfiskohen parat në vlerë prej 42 mijë euro, të cilat janë sekuestruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në rastin “Subvencionet 3”, për veprat penale si mashtrim me subvencione, marrje e dhënie ryshfeti po akuzohen Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Veton Prekazi, Halit Avdijaj, Salih Statovci, Bejtush Gashi, Afrim Abazaj, Arbër Avdijaj, Sadush Kabashi dhe Kumrije Maxharraj.

“Po ashtu, në këtë aktakuzë është propozuar që të pandehurve Luan Statovci dhe Hasan Maxharraj të iu shqiptohet edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimi i funksionit në administratë publik apo funksioneve në shërbime publike”, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, siç shkruan “Betimi për Drejtësi” në bazë të nenit 61 të urdhëroj të pandehurit të bëjnë kompensimin e dëmit Buxhetit të Republikës së Kosovës deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika