Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësim në NATO

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka nënshkruar të martën e 17 majit aplikimin për anëtarësim në NATO

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka nënshkruar të martën e 17 majit aplikimin për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike (NATO).

Kjo lëvizje vjen në kohën kur Rusia po vazhdon luftën e saj në Ukrainë.

E njëjta, shënon hapin formal nga Stokholmi drejt bashkimit me aleancën ushtarake, duke u dhënë kështu fund dekadave të neutralitetit ushtarak të shtetit, raporton CNN.

“Kjo është diçka e madhe, diçka serioze, dhe duket sikur kemi arritur në përfundimin më të mirë për Suedinë. Nuk e dimë se sa do të marrë aplikimi ynë, mirëpo ne e kemi llogaritur se kjo mund të marrë deri në një vit. Këtë javë aplikimi ynë do të dorëzohet, bashkë me atë të Finlandës dhe pastaj do të procedohet në NATO”, ka thënë Linde pas nënshkrimit të aplikimit.

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, të hënën ka thënë se vendi duhet t’i bashkohet NATO-s së bashku me Finlandën fqinje “për të garantuar sigurinë e popullit suedez”.

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson

Ndërkaq, Suedia dhe Finlanda kanë rënë dakord që të paraqesin aplikime të njëkohshme për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dy vendet janë zyrtarisht të paangazhuara ushtarakisht, por u bënë partnerë të NATO-s, duke marrë pjesë në stërvitje dhe duke shkëmbyer informacione, pasi braktisën qëndrimin e tyre të mëparshëm të neutralitetit të rreptë, kur u bashkuan me BE-në në vitin 1995 pas përfundimit të ‘Luftës së Ftohtë’.

Të dy shtetet kanë qenë të paangazhuara që nga Lufta e Dytë Botërore, pavarësisht se kanë forca të vogla ushtarake, në krahasim me Rusinë.

Suedia nuk ka bërë luftë që 200 vjet dhe politika e jashtme e pasluftës është fokusuar në mbështetjen e demokracisë në nivel ndërkombëtar, dialogun shumëpalësh dhe çarmatimin bërthamor.

Suedia konfirmon aplikimin për anëtarësim në NATO

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika