Suedia pret që Turqia të ratifikojë “brenda javësh” pranimin në NATO

“Kam pasur një takim dypalësh me kolegun tim, ministrin e Jashtëm [të Turqisë]... dhe ai më tha se pret që ratifikimi të ndodhë brenda javësh”, tha për gazetarët ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, para nisjes së ditës së dytë të takimeve me ministrat e Jashtëm të aleancës

Turqia i ka thënë Suedisë se pret që të ratifikojë brenda javësh pranimin e Stokholmit në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s, tha ministri i Jashtëm suedez.

Suedia dhe Finlanda vitin e kaluar kërkuan t’i bashkohen NATO-s pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës. Por, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shteti i të cilit është anëtar i NATO-s, ngriti shqetësime, duke argumentuar se këto dy shtete mbrojnë grupe që Ankaraja i konsideron terroriste.

Në prill, Turqia mbështeti anëtarësimin e Finlandës në NATO, por jo edhe të Suedisë.

“Kam pasur një takim dypalësh me kolegun tim, ministrin e Jashtëm [të Turqisë]… dhe ai më tha se pret që ratifikimi të ndodhë brenda javësh”, tha për gazetarët ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, para nisjes së ditës së dytë të takimeve me ministrat e Jashtëm të aleancës, shkruan Reuters.

Turqia ende nuk ka reaguar për këtë deklaratë.

Turqia ka kërkuar nga Suedia që të ndërmarrë më shumë hapa ndaj anëtarëve lokalë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që konsiderohet grup terrorist nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Në përgjigje, Stokholmi miratoi një ligj kundër terrorizmit, që bën të paligjshëm anëtarësimin në organizata terroriste. Po ashtu, Suedia ka hequr kufizimet në eksportin e armëve me Turqinë. Stokholmi ka argumentuar se ka plotësuar kërkesat e paraqitura në një marrëveshje që palët arritën vitin e kaluar.

Përveç Turqisë, edhe Hungaria ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO.

Ministri i Jashtëm suedez tha se autoritetet hungareze ia kanë konfirmuar se shteti i tyre nuk do të jetë shteti i fundit që do të ratifikojë pranimin e Suedisë në aleancë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika