Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri pranë Johanesburg, në Afrika e Jugut, në orët e para të së dielës.
Policia ka bërë të ditur se po zhvillon kërkime për disa persona të dyshuar lidhur me rastin.
Sipas autoriteteve, sulmi ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit në një tavernë në zonën Bekkersdal, një lagje në jugperëndim të Johanesburgut.
Rreth 12 persona të armatosur dhe ende të paidentifikuar kanë mbërritur në vendngjarje me dy automjete, kanë hapur zjarr ndaj klientëve të tavernës dhe më pas kanë vazhduar të qëllojnë në mënyrë të rastësishme gjatë largimit.
Policia thekson se hetimet janë në vazhdim, ndërsa ende nuk ka persona të arrestuar.
Të shtënat masive mbeten një problem i shpeshtë në Afrikën e Jugut. Më 6 dhjetor, 12 persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën kur persona të armatosur hapën zjarr në një hostel në lagjen Saulsville, në perëndim të Pretoria.