Sulm masiv me armë në ShBA – Dy të vrarë, 28 të plagosur, tre në gjendje kritike

Autoritetet policore në ShBA njoftojnë se dy persona janë vrarë, 28 janë plagosur dhe tre të tjerë janë në gjendje kritike në një sulm masiv me armë në Baltimore të SHBA-së

Fotografi ilustruese nga të shtëna masive në Kaliforni të SHBA-së më 26 maj 2021. Foto: Reuters

Autoritetet policore në ShBA njoftojnë se dy persona janë vrarë dhe 28 të tjerë janë plagosur në një sulm masiv me armë në Baltimore të SHBA-së.

Agjencia e lajmeve AP raporton se tre persona janë në gjendje kritike, pas sulmit të bërë në mëngjesin e 2 korrikut.

Komisionari në detyrë i Departamentit të Policisë në Baltimore, Richard Worley, konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të të plagosurve gjatë një konference për media në vendin e ngjarjes.

Dhjetë persona u dërguan në spitale nga policia dhe 19 të tjerë shkuan vetë, raportoi Fox 45, duke shtuar se një dëshmitar tha se dëgjoi 20 deri në 30 të shtëna me armë.

SHBA-ja nuk ka një përkufizim të vetëm për “të shtënat masive”, por Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka gjurmuar, për më shumë se një dekadë, “incidente me sulmues aktiv”, në të cilat “një individ është i përfshirë në mënyrë aktive në vrasjen ose përpjekjen për të vrarë njerëz në një zonë të populluar”.

Sipas FBI-së, në SHBA ka pasur 345 incidente të tilla në periudhën 2000-2020, të cilat kanë rezultuar me mbi 1 mijë njerëz të vrarë dhe mbi 1 mijë e 800 të plagosur. /REL

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika