Sulm ndaj Abazoviqit? – Mediat malazeze dhe serbe me versione të ndryshme

Ka versione të ndryshme të raportuara nga mediat malazeze dhe serbe rreth sulmit të dyshuar ndaj Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Sipas mediumit serb "Kurir", sulmi ka ndodhur gjatë koncertit të Dino Merlin në një diskotekë në "Top Hill" të Budvës. Burimet e cituara nga ky medium kanë thënë se një vizitor ka tentuar të sulmojë kryeministrin me ofendime dhe është përpjekur të afrohet. Sigurimi ka ndërhyrë menjëherë dhe kryeministri Abazović nuk ka pësuar lëndime fizike. Nga ana tjetër, mediumi malazez "CdM" raporton se Abazović është evakuuar nga diskoteka "Top Hill". Sipas këtij mediumi, ka pasur një konflikt mes disa personave dhe Kryeministri ka qenë pranë tyre gjatë atij momenti.

Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, dyshohet se është sulmuar në një diskotekë në Budva.

Sipas mediumit malazez, “CdM”, Abazoviq është evakuuar mbrëmë nga “Top Hill” dhe policia në mënyrë jozyrtare i ka thënë këtij mediumi se ai nuk është sulmuar, por se ka pasur një konflikt mes disa personave dhe se në atë moment pranë tyre ka kaluar Abazoviq.

Ndërkaq, mediumi serb “Kurir”, të cilët duke cituar burime të tyre, kanë bërë me dije së sulmi ka ndodhur gjatë performancës së artistit, Dino Merlin, në një diskotekë që ndodhet në Toplisht të Budvës.

“Dritani ishte në shfaqjen e Merlinit, kur një nga vizitorët tentoi t’i afrohej dhe ta sulmonte. Ai ka shqiptuar një breshëri ofendimesh e më pas ka tentuar t’i afrohet”, ka thënë burimi i “Kurir”. Sipas mediumit serb, sigurimi ka ndërhyrë menjëherë dhe se kryeministri Abazoviq nuk ka pësuar ndonjë lëndim fizik.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika