Sulmet ruse shkaktojnë dëme në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë

Në këtë foto të siguruar nga Shërbimi i Urgjencës së Ukrainës, shpëtimtarët punojnë në vendin e një sulmi raketor rus në Chernihiv, Ukrainë, të mërkurën, 17 prill 2024. (Shërbimi i Urgjencës ukrainase nëpërmjet AP Photo)

Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa dhe dronë gjatë natës, duke dëmtuar infrastrukturën e energjisë në katër rajone, tha kompania kombëtare e energjisë, Ukrenerho më 20 qershor.

“Pajisje janë dëmtuar në ndërtesat e energjisë në rajonet e Vinitsjas, Dnipropetrovskit, Donjeckut dhe Harkivit”, tha Ukrenerho përmes një postimi në Telegram.

Kjo kompani tha se gjatë sulmeve në një ndërtesë energjetike janë plagosur tre punonjës.

Ndaras, Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia sulmoi Ukrainën më 20 qershor me nëntë raketa dhe 27 dronë.

Ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar të gjithë dronët dh pesë raketa.

Që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, forcat e Moskës vazhdimisht shënjestrojnë rajonet ukrainase me lloje të ndryshme të armëve dhe po ashtu sulmojnë ndërtesa të energjisë dhe infrastrukturën civile. Pavarësisht dëshmive, Moska mohon se sulmon civilët në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika