Sulmi me bombë në Stamboll, numri i të vdekurve shkon në gjashtë

Numri i të vdekurve nga shpërthimi në Taksim të Stambollit është rritur në gjashtë, ndërsa i të lënduarve në 53

Vendi ku ndodhi shpërthimi në Stamboll më 13 nëntor 2022. Foto: Reuters





Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë dhe 53 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi në Stamboll, i cili ndodhi të dielën e 13 nëntorit.

Kështu ka njoftuar presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, teksa ka thënë se “përpjekjet për ta nënshtruar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre as sot, e as nesër, ashtu siç nuk e arritën dje”.

“Të jetë i sigurt kombi ynë se autorët e incidentit në rrugën Istiklal do të dënohen ashtu siç e meritojnë. Ndonëse mund të jetë e gabuar të quhet terrorizëm në terma absolutë, të dhënat e para sinjalizojnë se mund të bëhet fjalë për terrorizëm”, ka deklaruar Erdogan.

Njoftimin për gjashtë të vdekur dhe 53 persona të lënduar e ka dhënë edhe guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

 

Ndryshe, Ambasada e Kosovës në Ankara ka vënë në dispozicion një numër kontaktues emergjent të Konsullatës në Stamboll për qytetarët e Kosovës që gjenden në shtetin turk.

“Ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë. Përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në Turqi janë në komunikim të ngushtë me autoritetet vendore turke, lidhur me zhvillimet e fundit”.

“Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll”, thuhet në një njoftim të ambasadës.

Një video e postuar në internet tregoi flakët duke shpërthyer dhe një zhurmë të fortë, ndërsa këmbësorët duke ikur.

Pamjet treguan ambulanca, zjarrfikëse dhe polici në vendngjarje të dielën. Shkaku i shpërthimit nuk ishte i qartë. Përdoruesit e mediave sociale thanë se dyqanet ishin mbyllur dhe rruga u mbyll.

Guvernatori i qytetit të Stambollit, Ali Yerlikaya, ka thënë se ka të vdekur dhe të lënduar nga shpërthimi me bombë që tronditi Turqinë, pak më parë.

“Sot rreth orës 16.20 ka ndodhur një shpërthim në rrugën Taksim Istiklal në lagjen tonë Beyoğlu. Në vendngjarje janë nisur ekipet tona të policisë, shëndetësore, zjarrfikëse dhe AFAD. Ka viktima dhe të plagosur. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, ka shkruar ai në Twitter.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika