Sulmi në Banjskë, Stoltenberg: Kërkojmë që përgjegjësit të mbahen llogaridhënës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ka kërkuar që përgjegjësit të mbahen llogaridhënës, duke thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencë të përbashkët me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Prishtinë, 20 nëntor 2023

Gjatë konferencës së përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se autorët e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës.

“Në shtator, incidentet e dhunshme në veri të Kosovës na kujtuan rrezikun e një konflikti më të madh që mund të shpërthejë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë një sulmi në maj, 93 ushtarë të NATO-s u plagosën seriozisht, disa prej tyre iu nënshtruan plagëve që do t’i shoqërojnë për gjithë jetën. Sulmet e tilla janë të papranueshme dhe kërkojmë që përgjegjësit të mbahen llogaridhënës”, ka thënë Stoltenberg.

Stoltenberg ka thënë se  NATO do të zbatojë mandatin e misionit të tij në Kosovë, KFOR, për të ofruar mjedis dhe lëvizje për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Mes tjerash, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpritur draft-statutin e ri për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lexo dhe: Stoltenberg: Themelimi i Asociacionit do të ishte hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve

“Themelimi i Asociacionit do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të raporteve dhe drejt paqes së qëndrueshme në rajon”, ka thënë tutje Stoltenberg.

Kujtojmë që të dielën e 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist serb, i cili udhëhiqej nga Millan Radojçiq.

Nga ky sulm mbet i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë i cili tashmë është shpallur hero, i plagosur ka mbetur zyrtari policor Alban Rashiti dhe disa të tjerë të lënduar.

Ndërsa nga aksioni i Policisë së Kosovës mbetën të vrarë tre pjesëtarë të këtij grupi terrorist serb.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika